Mënyra sesi OFL zgjodhi të prezantohej në fillimet e aksionit, shkaktoi jo pak rrëmujë në rrjete sociale, ndërkohë që ditën e sotme zëdhënësja duket se ka braktisur syzet pas të cilave maskohej.
Ajo ka qëndruar pa syze dhe me flokët e kapura, duke zbuluar vetë identitetin e saj.
Sipas njoftimit të policisë, ditën e djeshme janë sekuestruar 1,2 milion litra naftë dhe një magazinë doganore, në Durrës.
Kompania është në pronësi të motrës së Lulzim Berishes dhe të një afërmi të familjes dhe OFL thekson se asaj i ishte hequr licenca, por vijonte ende të bënte furnizimin e peshkarezhave përmes shantazhit ndaj konkurrentëve. /albeu.com/