Zbulohet data, kur do të përballet Tahiri me drejtësinë

Ish ministri Saimir Tahiri do të përballet me Gjykatën e Posaçme të Apelit në 12 Mars.

Për Tahirin u dha një dënim me 3 vite e 4 muaj burg, te Krimet e Rënda, që iu konvertua në 5 vite shërbim prove, vendim me të cilin ish-ministri nuk është pajtuar.

Disa ditë më parë në Gjykatën e Posaçme të Apelit u hodh dhe shorti, ku janë përcaktuar tre gjykatëset që kanë në dorë dosjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Shorti ka përzgjedhur që trupa gjykuese të përbëhet nga:

Albana Boksi Kryesuese
Nertina Kosova Anëtare
Nure Dreni Anëtare
Çështja e Tahirit u çua në apel 5 muaj nga dhënia e dënimit me 3 vite e 4 muaj burg, e cila iu konvertua në sërbim prove.

Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda u apelua si nga ana e Tahirit, ashtu dhe nga ana e Prokurorisë, e cila kishte kërkuar më shumë vite burg për ish-ministrin e brendshëm të qeverisë Rama.

Vetë Tahiri pretendon pafajësinë, dhe pse jo po përgatit dhe një rikthim në politikë, opsion të cilin nuk e ka mohuar asnjëherë, madje së fundi ka punësuar dhe një kompani lobimi në SHBA, në mënyrë që ti shërbejë për pastrimin e imazhit të tij.


Shtuar 24.02.2020 13:07