Në një prononcim për emisionin “Pressing”, Lirim Zalla, moderatori dhe gazetari i njohur thotë mendimin e tij në lidhje me Evenimentin e Solidaritetit që u zhvillua në “Air Albania Stadium”.
“Nëse e do shkurt, do thoja që ishte një mision i mirë, dështim i pastër dhe mungesë transparence. Qëllimi ishte absolut në kuptimin e mirë të fjalës, shenjë e mirë, emancipim i futbollit. Ishte shumë interesante për ta bërë këtë.
None found
Dështim sepse nuk ditën ta organizojnë, nuk sollën njerëz në stadium. Ditët e fundit u sulën në shkolla dhe paguan nga 5 mijë lekë për të ardhur. Kam gjithmonë prova për ato që them. E kam shumë të sigurt. Mungesa e transparencës? Në të gjithë botën sapo mbaron aktiviteti, njerëzit njoftohen që ishin kaq tifozë dhe u mblodhën kaq para.
Transparenca është e rëndësishme. Nuk do t’i shpëtojnë këto të ardhurat njerëzit e prekur nga tërmeti. Transparenca bën vazhdimësinë. Kur nuk ndodh, nuk do të vijnë më njerëz në stadium“, thekson Zalla.
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 ballë goditi Panamanë ditën e djeshme, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në ndërtesa…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet me…
Pas zgjedhjes së presidentes së re dhe funksionalizimit të të gjitha institucioneve, Kuvendit e Qeverisë po u kërkohet që tani…
Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim lidhur me ndryshimet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës në Ligjin për Dhomat e Specializuara,…
Ervin B. Hoskins, një gazetar i pavarur amerikan, ka shkruar dhjetëra tekste kritikë ndaj luftës së Shteteve të Bashkuara kundër…
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur Gjilanin pasditen e së premtes, më 9 tetor. Dy persona, një grua 27-vjeçare…