Kosovës i mbeten më pak se tre muaj për të realizuar reformat e domosdoshme për Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian, përndryshe mund të humbasë mbi 100 milionë euro. Me zgjedhjen e presidentes së re dhe vënien në funksion të të gjitha institucioneve, Kuvendit dhe Qeverisë po u kërkohet ta përqendrojnë punën në përmbushjen e këtyre detyrimeve.
None found
Këtë javë, deputetët e Kosovës miratuan disa ligje që përbëjnë parakusht për sigurimin e fondeve të BE-së. Megjithatë, njohësit e fushës mbeten skeptikë për mundësinë e përfitimit të këtyre mjeteve, duke e lidhur vonesën e reformave me krizën politike dhe mungesën e institucioneve.
Besar Gërgi, nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike, shpjegoi se agjenda përfshin 27 hapa reformues, me një vlerë të përgjithshme prej rreth 166 milionë eurosh. Sipas tij, disa reforma janë përmbushur, por krizat politike kanë penguar miratimin e shumë ligjeve, duke i shkaktuar Kosovës humbje financiare nga agjenda e reformave.
Njohësi i politikës Ardian Zeqiri tha se paketa ligjore ende nuk është përfunduar dhe se procedurat përkatëse kërkojnë kohë, ndërsa Kosova ka mbetur prapa. Ai paralajmëroi se mjetet rrezikojnë të humbasin nëse nuk rinegociohet afati i dhjetorit.
Për zbatimin e agjendës së reformave, njohësit e fushës kërkojnë angazhim intensiv nga institucionet dhe përcaktim të prioriteteve të punës.
Pas zgjedhjes së presidentes së re dhe funksionalizimit të të gjitha institucioneve, Kuvendit e Qeverisë po u kërkohet që tani…
Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim lidhur me ndryshimet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës në Ligjin për Dhomat e Specializuara,…
Presidentët Frank-Walter Steinmeier dhe Emmanuel Macron po i afrohen fundit të mandateve të tyre. Takimi i tyre në Francë tregoi…
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 ballë goditi Panamanë ditën e djeshme, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në ndërtesa…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet me…
Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim lidhur me ndryshimet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës në Ligjin për Dhomat e Specializuara,…