Categories: Uncategorized

“Dashurohemi si për herë të parë”, Romiri dhe Suela zbulojnë sekretin që i mban bashkë pas 20 vitesh

Thonë që dashuria ka datë skadence.

Romir Zalla dhe Suela Bako janë dy aktorë të njohur që janë partnerë në jetë, por ndajnë së bashku edhe të njëjtin profesion. Ata ishin sot të ftuar në programin “Historia ime” në Tv Klan, për të rrëfyer historinë e dashurisë dhe sekretet e jetës së bashku. Prej gati 25 vitesh, çifti janë pranë njëri-tjetrit dhe janë prindër të dy fëmijëve, Kaltrinës dhe Hermesit.

Të lidhura

None found

Suela tregon se Romiri është shoku i saj më i mirë, i cili e mbështet, i jep siguri dhe qetësi çdo ditë të jetës. Ajo ridashurohet dhe dashurohet si për herë të parë me të, në çdo shfaqje që ai interpreton.

Suela Bako: Romiri është shoku im më i mirë në jetë, absolutisht, unë nuk kam pasur, nuk kam dhe nuk besoj se do kem një shok më të mirë, në kuptimin e të gjithë asaj lloj mbështetjeje dhe asaj sigurie, asaj lloj qetësie që më transmeton dhe më jep çdo ditë të jetës sime. Pastaj për sa i përket dashurisë besoj, se ajo që më ndodh realisht me Romirin, ky Romir që e njeh gjithë bota, sigurisht unë njoh shumë më tepër se kaq, është që në shfaqjet e tij dhe sidomos në ato shfaqje ku jep maksimumin dhe nuk ka lënë asgjë pa nxjerrë, unë ridashurohem ose dashurohem si për herë të parë.

Nga ana tjetër, Romiri shprehet se dashuria e tyre nisi që kur Suela hyri në Akademinë e Arteve.

Romir Zalla: Suela u bë prezente në jetën time në një moment kur ajo kishte vendosur t’i futej këtij profesioni, që ne tashmë ndajmë me njëri-tjetrin të njëjtin profesion. Më shumë se profesion në fakt ne e kemi pasion, e kemi sfidë, e kemi mision. Unë në fakt duke e vlerësuar shumë këtë gjë dhe duke vlerësuar disa detaje të vogla që tregonin që Suela karshi meje kishte përtej marrëdhënieve që na lidhën fillimisht. Dihet tashmë që ne dhe Suela jemi njohur gjatë momentit kur ajo vendosi të hyjë në Akademinë e Arteve dhe unë ju bëra suport, e ndihmova, e orientova më shumë. Mbas momentit që Suela fitoi konkursin është një gjest, një detaj shumë i vogël, domethënë Suela vendosi të më dhurojë diçka, që unë e mbaj mend shumë mirë sot e kësaj dite, ndoshta s’ka vlerë ta thuash sot, por atëherë për atë moment për mua ishte shumë e rëndësihme. Dhe unë aty ndalova dhe thashë: Një sekondë se këtu ka diçka, duhet ndaluar.

të fundit

Polici i Rojës Bregdetare qëllon gruan gjatë një debati në makinë dhe më pas i jep fund jetës në Qipro

Qiproja është tronditur nga një ngjarje e rëndë e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.Një efektiv policie…

6 minutes ago

Meri Shehu zbulon 4 planete që do të trazojnë jetën e këtyre shenjave

Do të ndryshojnë fatet e njerëzimit gjatë muajit korrik, këtë e bën të ditur astrologia e famshme Meri Shehu, e…

7 minutes ago

Pesë ditë pas tërmeteve në Venezuelë, numri i viktimave rritet në 1,700

Pesë ditë pasi Venezuela u godit nga tërmete shkatërruese, ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë punën në shtetin La Guaira, ndërsa mijëra…

7 minutes ago

Rama Yesterday Called Trump “a Threat to America,” Today He Takes a Different Stance Amid 31 Days of Protests

“Donald Trump, kërcënim për Amerikën!”. Kështu deklaronte në qershor të vitit 2019 kryeministri Edi Rama, ndërsa sot del blof me…

15 minutes ago

The protest against Rama continues for 31 days, with ახალგაზრდents in the square and an elderly man breaking down in tears as he supports them

Shqiptarë protestojnë prej 31 ditësh kundër kryeministrit Edi Rama. Kjo protestë i ka bërë bashkë të gjithë shqiptarët. Të rinj…

15 minutes ago

Explosion in Monaco leaves three members of a Ukrainian family injured; authorities examine terrorism lead

Mbrëmja e së hënës në Principatën e Monakos u trondit nga një shpërthim i fortë, që la të plagosur tre…

15 minutes ago