Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev sot pritet që në Kuvend të dorëzojë propozimin për përbërjen e re qeveritare.
Zaev këtë e ka paralajmëruar përmes një prononcimi për mediat, ndërsa është konfirmuar edhe nga selia socialdemokrate. Votimi i Qeverisë së re do të hyj në rend dite pas seancës për verifikimin e mandateve të deputetëve.
“Procedura për verifikimin e mandateve mund të zgjasë deri vonë. Më së paku 9 vendime janë. Me shumë gjasë nesër në mëngjes do ta dorëzoj. Më pas vijojnë disa ditë që deputetë të kenë kohë të njoftohen me programin qeveritar dhe me autobiografinë e kandidatëve për ministra”, theksoi dje për TV21 Zoran Zaev.
Nga shërbimi për informim i kryeparlamentarit Talat Xhaferi kanë theksuar se seanca për votimin e Qeverisë së re caktohet pasi të dorëzohet propozimi nga mandatari, Zoran Zaev i cili më së voni duhet të ndodh deri më 2 shtator.
Në qeverinë e re, në vend të 26, si deri më tani, do të ketë 19 ministra apo shtatë më pak.
Nga radhët e LSDM-së ministër i Punëve të Brendshme do të jetë Oliver Spasovski, e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, ndërsa i Drejtësisë, Bojan Mariçiq. Bllagoj Boçvaski do ta udhëheqë Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, Jagoda Shahpaska me resorin e Punës dhe Politikës Sociale, ndërsa Irena Stefkovska do të jetë ministre e e e Kulturës.
Venko Filipçe mbetet ministër i Shëndetësisë, Milla Carovska do të kryesojë me Ministrinë e Asimit dhe Shkencës, ndërsa shefi i deritanishëm i diplomacisë, Nikolla Dimitrov do të jetë zëvendëskryeministër i angazhuar për Çështje Evropiane. Fatmir Bytyçi do të jetë zëvendëskyeministër për Çështje Ekonomike, ndërsa Ljupço Nikollovski zëvendëskryeministër për luftë kundër korrupsionit.
Ministër i Vetëqeverisjes Lokale Goran Milevski, përderisa BESA e mori resorin e Bujqësisë, ku ministër do të jetë Arjanit Hoxha.
Nga radhët e BDI-së, Artan Grubi do të jetë zëvendëskryeministër i parë dhe ministër për Sistem Politik, Fatmir Besimi ministër i Financave, Bujar Osmani ministër i Punëve të Jashtme, Kreshnik Bekteshi ministër i Ekonomisë, Naser Nuredini ministër i Mjedisit Jetësor si dhe Jeton Shaqiri ministër i Administratës dhe Shoqërisë Informatike.