Pas marrjes së mandatit, kreu socialdemokrat Zaev pati takim tre-orësh me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, në të cilin morën pjesë edhe sekretarët partiak.
BDI përmes një komunikate të përbashkët njoftoi se kryetari i kësaj partie, Ali Ahmeti dhe kryetari i LSDM- së, Zoran Zaev zhvilluan takim pune në atmosferë konstruktive dhe konstatuan se ekzistojnë baza të mira për përparim.
Të lidhura
None found
“Në takimin konstruktiv dhe produktiv janë arritur bazat për përparim i cili çon deri te marrëveshja e koalicionit për Qeveri të re evropiane, e përkushtuar në integrimet evropiane, në ekonomi, barazi dhe në sundimin e ligjit.”, thuhet në komunikatë.
Bisedimet mes dy partive do të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës në nivel të sekretarëve partiak.
