Yuri Kim takon Hajdarin: Respektoj luftën e saj parimore

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar një takim me deputeten e opozitës, Rudina Hajdari, njëkohësisht dhe pjesë e Këshillit Politik, të tryezës për reformën zgjedhore.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kim e cila shkruan në rrjetet sociale:
“U takova me Rudina Hajdari për të diskutuar udhëheqjen e saj në Këshillin Kombëtar për Integrimin Evropian dhe vendimin e saj strategjik për të mbështetur marrëveshjen e 5 qershorit për Reformën Zgjedhore në mënyrë që Shqipëria të mund të plotësojë parakushtet e Bashkimit Evropian. Unë e respektoj luftën e saj parimore për më tepër, duke mbajtur në mendje një figurë të madhe”.

Për këtë takim pati edhe një reagim edhe nga vetë Hajdari, e cila po përmes një postimi në rrjetet sociale ka vlerësuar rolin e ambasadores amerikane.

“Faleminderit ambasadorja amerikane për mbështetjen tuaj në luftën tonë për forcimin e demokracisë në Shqipëri për të realizuar ndryshime thelbësore zgjedhore që ndihmojnë në rrugën tonë evropiane dhe si përgjigje të asaj që kërkon dhe pret shoqëria nga ne”, shkruan Hajdari.

Pas paktit të arritur me 5 qershori, Këshilli Politik i ka dhënë gjatë këtyre ditëve dorën e fundit dhe se të hënën pritet të mblidhet komisioni i reformës për të miratuar draftin e arritur mes konsensus mes partive politike.

Ndërkohë që opozita parlamentare ka paraqitur kërkesën për ndryshimin e Kushtetutës, duke synuar aplikimin e listave të hapura në zgjedhje. Vetë Hajdari ka pro paktit politik, marrëveshjes së arritur së firmosur, por se ka dhënë sinjale që nuk mund të votojë Kodin e ri zgjedhor.


Shtuar 14.06.2020 17:23