Xhaferraj me tone të ashpra bashkisë Durrës: Paaftësia nuk justifikohet me statuse boshe

Kryetari i i PD-së në Durrës, Ferdinand Xhaferraj ka reaguar me tone të ashpra ndaj Bashkisë së Durrësit.

Me anë të një deklarate në Facebook, Xhaferraj akuzon se nuk po zgjidh problemet e qytetarëve dhe se me fondet e tërmetit është abuzuar.

“Edhe pak muaj dhe bëhet një vit nga tragjedia, ndërkohë Bashkia nuk ka gati listën me gjendjen reale të ndërtesave. Kjo paaftësi për të zgjidhur problemet e qytetarëve nuk mund të justifikohet me statuse boshe”, shkruan Xhaferraj.

Reagimi i plotë

Bashkia pa kryetar e Durrrësit, e etiketuar nga vetë nga Edi Rama si “Bashki Halabake”, vazhdon të nëpërkëmbë qytetarët e saj.

Në vend që të reflektojë dhe të zgjidhë problemet akute me të cilat ata përballen, Bashkia vazhdon t’i neperkembe dhe trajtojë pa dinjitet. I kerkoj edhe një herë këtij institucioni të rikthejë vëmendjen dhe te zgjidhe problemet e qytetarëve!

Për më shumë se 9 muaj “Bashkia Halabake” është treguar indiferente ndaj qytetarëve, të cilët ende nuk e dinë nëse shtëpia e tyre do të riparohet, apo do të ndërtohet nga e para.

Një problem tjetër është korrupsioni dhe abuzimi me fondet e tërmetit. Deri më tani janë alokuar më pak fonde nga sa nevojiten tek shumë banesa.

Edhe pak muaj dhe bëhet një vit nga tragjedia, ndërkohë Bashkia nuk ka gati listën me gjendjen reale të ndërtesave. Kjo paaftësi për të zgjidhur problemet e qytetarëve nuk mund të justifikohet me statuse boshe.


Shtuar 3.09.2020 19:27