Një “BMW X6” ka marrë flakë në Pogradec.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30, në lagjen nr. 3, ku në mjetin e parkuar tip “BMW X6”, në pronësi të një firme private ka rënë zjarr.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.