Vizitoi në Tiranë prindërit me COVID-19, fierakja shtatzënë infekton të birin dhe vjehrrën

Ditën e sotme tre raste të reja rezultuan pozitivë në Fier. Bëhet fjalë për një familje që jeton në lagjen “Liri Gero” në Fier.

Sipas informacioneve, nusja e shtëpisë, e cila eshte ne muajin e tete te shtatezanise ka shkuar ne Tirane dhe ka vizituar familjen e saj te cilet kane qene me Covid-19. Më pas ajo është kthyer ne Fier dhe ka infektuar djalin e saj 2 vjecar dhe vjerren 70 vjecare. Bashkeshorti i saj nuk ndodhet ne Shqiperi pasi jane rezidente ne Suedi.

Edhe gruaja jetonte ne suedi por per shkak te bllokomit te levizjes nuk ka mundur dot te kthehet atje shkruan bw.

Sot jane kryer desinfektime ne kete pallat si dhe jane marre tamponet per 5 familje te tjera. ky eshte rasti i pare me COVID-19 pas nje periudhe qetesie rreth 15 ditore. Me rastet e sotme shkon ne 40 numri i te prekurve me COVID-19 ne Fier, tre prej te cileve kane nderruar jete.


Shtuar 6.05.2020 10:36