Koronavirusi ka izoluar në shtëpitë e tyre të gjithë, ku përjashtim nuk bëjnë as futbollistët të cilët gjithashtu qëndrojnë në shtëpitë e tyre deri në përfundim të kësaj situate.
Një nga ata që është izoluar në shtëpi është edhe mesfushori i Bracelonës, Arturo Vidal. Ky i fundit mundohet të kalojë kohën duke bërë gjëra të ndryshme.
Këtë ka bërë edhe së fundmi, ku shfaq talentin e tij edhe në basketboll. Në një video të postuar në profilin e tij zyrtar, shihet mesfushori kilian, teksa realizon një kosh nga një distancë e largët, duke treguar kështu se përveç futbollit ka edhe një talent tjetër në basketboll.