Vetëm 165 të vdekur sot në Itali, numri më i ulët në dy muaj

219.070 është aktualisht numri i personave të infektuar me koronavirus në Itali, ku në 24 orët e fundit janë regjistruar 802 raste të reja.

Ndërkohë numri i viktimave ka shkuar në 30560, ku në 24 orët e fundit 165 persona humbën jetën, shifra më e ulët e regjistruar që nga fillimi i pandemisë.

Janë 105186 persona që kanë fituar betejën me COVID-19, ku në 24 orët e fundit u regjistruan 2155 të shëruar, ndërsa dje numri i personave që lanë spitalin ishte 4008.


Shtuar 10.05.2020 16:33