Miku i ngushtë rrëfen gjendjen e sportistit që pësoi vdekje klinike, Hajdari: Edhe një familjar imi me COVID-19

Ditën e djeshme sportisti i njohur 61 vjeçar, Skënder Kurti pësoi vdekje klinike dhe më pas u rikthye sërish në jetë.

Për të sqaruar gjendjen e tij, ka folur në një intervistë
kryeinspektori i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari.

Babai i Arbrit ka thënë në AbcNews se Kurti aktualisht është në gjendje të rëndë, por të stabizilizuar. Ai shton gjithashtu se kjo tregon se askush nuk është imun ndaj koronavirusit.

Gjithashtu Hajdari tregon edhe një i afërm i tij ka rezultuar pozitiv nga Covid-19.

“Edhe unë si çdonjeri tjetër bashkë me familjen time jemi në karantinë. Një pjesëtar i afërt i prekur nga COVID-19, e ka kaluar dhe është mirë”, u shpreh ai.


Shtuar 24.03.2020 14:44