Veliaj për Teatrin: S’do pyes ata budallenjtë aty (VIDEO)

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka parë sot nga afër një shtëpi të rindërtuar pasi u shkatërrua nga tërmeti.

Ai ka takuar të zotët e shtëpisë dhe fillimisht ka ndaluar pak minuta jashtë në hyrje për të biseduar me ta.

Teksa i ka uruar për shtëpinë e re, Veliaj ka përmendur edhe Teatrin dhe protestën që u bë nga një pjesë e artistëve dhe qytetarëve për shembjen e tij.

Sipas tij, një pjesë e mirë e protestuesve nuk kanë shkuar ndonjëherë në Teatër dhe kanë protestuar për qëllime partiake. Në bisedim e sipër, Veliaj i thotë zonjës së shtëpisë se nuk do pyeste ata budallenjtë për fatin e Teatrit.

Fjalët e Veliajt

“Ditën që u prish shtëpia, edhe gjyshi, edhe nënë Qamilja, qanë. Kishin shumë kujtime aty, në atë shtëpi të amortizuar nga tërmeti, e cila s’mbante më, ra me prekjen e parë.

Sot qamë për herë të dytë, me lot gëzimi për futjen në shtëpinë e re, më moderne e me të gjitha kushtet. Edhe Teatrin e ri Kombëtar, xhevahirin e ri të Tiranës dhe strehën e të gjithë artistëve, do ta presim me po kaq ngazëllim. Kemi nisur nga puna. Të kishin qenë aq veta Teatri do të kishte dalë me fitim teatri. Pse mendon se do të pyes unë ata budallenj.

Erdhën për të bërtitur për mua dhe Ramën dhe u rahën me njëri tjetrin, jo vetëm që nuk fituan gjë por teatrin e kanë për shoë.Por rrihnin njëri tjetrin. Shkon te ata që të rrahin të bëjnë peshk. Këta harxhojnë kohë kot. Edin do ta sjell, por ka pasur shumë ngarkesa.

Ti do me bërë punë të bukura të mira, por ke lloj lloj thikash pas shpine. Nëse kjo ndërtesë ka mbaruar, më mirë t’i themi lamtumirë. Ata sikur kanë shkuar te këndi i lodrave do të shkojnë edhe te tetari. Nuk dorëzohemi’ tha ai. /albeu.com/


Shtuar 19.05.2020 13:13