Presidenti Ilir Meta doli me një reagim të ashpër ndaj vendimit të Qeverisë për t’i kaluar Bashkisë truallin e Teatrit Kombëtar.
Pikërisht për këtë reagim të Metës, ka pasur një përgjigje edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Në një postim në rrjetin social Twitter, Kryebashkiaku Veliaj ka preferuar që të japë reagimin e tij përmes një shprehje tironse.
“Kanë një shprehje epike tironcit për gjithë ata që sistematikisht fusin hundët në gjëra që as i kuptojnë, as u takojnë: Graj gamorin tat!”, shkruan Veliaj.