Vdekja misterioze e 16 vjeçares shqiptare në Greqi, zbulohet sms-ja e fundit në telefonin e saj

Detaje të reja zbardhen lidhur me vdekjen 16 vjeçares shqiptare Maria Hyseni në Trikala të Greqisë.

Autoritetet dyshojnë se ajo kreu vetëvrasje, ndërsa prindërit janë të bindur se ajo është shtyrë nga lartësia duke humbur jetën në vend.

Sipas mediave greke, autoritetet kanë zbuluar përmes qelizës së kartës SIM se për herë të fundit, telefoni i vajzës është fiksuar nga antenat disa metra larg vendit ku u gjet e vdekur, ndërsa mesazhin e fundit ia kishte dërguar së motrës duke folur për problemet familjare.

Albeu.com mëson se kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur vajza është takuar me një polic me origjinë greke, i cili është konfirmuar se ishte personi i fundit që pati kontakt me të para se të gjendej e vdekur.

Familjarët këmbëngulin për hetim të mirëfilltë në mënyrë që të zbulohet e vërteta e vdekjes së të ndjerës.


Shtuar 28.08.2020 11:42