Vdekja e të moshuarës te Santoriumi, minstria sqaron situatën

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 82 vjeçarja që ndërroi jetë te Sanatoriumi vuante nga disa sëmundje, por pas vdekjes rezultoi e prekur me koronavirus. Megjithatë, ende nuk dihet shkaku i saktë i vdekjes së saj.

“Ne lidhje me ndërrimin jete të një 82 vjeçare në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, e cila vuante nga Fibroza pulmonare, stadi i fundit, insuficienca kardiake, fibrilacion atrial, diabet mellitus dhe HTA, sqarojmë se, me gjithë ndihmën e dhënë, 82 vjeçarja ka jetuar vetëm disa orë. Analiza për koronavirus ka rezultuar pozitive pas vdekjes. Por shkaku i vdekjes, nëse ka qenë koronavirusi përgjegjës, po analizohet nga stafi mjekësor i spitalit ‘Shefqet Ndroqi’”, sqaroi Genta Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik.

Ndërkohë, është rritur numri i të shtruarve në spitalin infektiv. “Aktualisht po trajtohen 31 të prekur, nga të cilët 4 janë në terapi intensive, njëri prej të cilëve është i intubuar”, tha më tej Qirjako.


Shtuar 31.05.2020 10:30