“VARdrid”, tërbohet mediat katalanase pas fitores së Realit (FOTO LAJM)

Real dhe Barcelona, tani kanë numrin e njëjtë të pikëve, 68, por ‘Los Blancos’ mbajnë vendin e parë falë rezultateve të ndeshjeve që kanë zhvilluar mes vete, që është kriteri i parë për përcaktimin e renditjes në La Liga.

Skuadra e Zidane nuk luajti një ndeshje spektakolare në ‘Antoneta’, por me golat e Sergio Ramos dhe Karim Benzemas, ata arritën të marrin pikë shumë të rëndësishme.

Fitorja e Realit ka ngritur shumë ‘pluhur’, veçanërisht në mediet pro Barcelonës. Mundo Deportivo dhe Sport, faqet e para të tyre ia kanë dedikuar ndihmës që VAR po ia bën skuadrës nga Bernabeut.

“Real Madrid kanë rritur numrin e vendimeve të diskutueshme të gjyqtarëve që shkojnë në favor të tyre. Kundër Real Sociedad atyre iu dha një penallti e dyshimtë, dhe vendasit kishin golin e tyre të anuluar, shumë të diskutueshëm”, shkruan Mundo Deportivo, që mbuloi ballinën me ngjyrë të zezë dhe me titull “Made in Madrid”.

Sport.es shkoi një hap më tej, duke përdorur këngën e famshme të tifozëve të Realit: “Asi, asi gana el Madrid” (Kështu, kështu fiton Madridi). Sport vendosi në ballinë “Asi, asa gana el VARDrid”, duke aluduar në ndihmën e supozuar të gjyqtarëve.

Përpos gazateva katalanase, meme të shumta janë duke qarkulluar në rrjet ditën e sotme.


Shtuar 22.06.2020 08:32