“Vajza nuk ka vdekur, por fle”, shënimet nga Bibla që mbanin familja Josifi

Katër ditë pas ngjarjes së rëndë në Kombinat, zjarrëfikësit kanë bërë dezinfektimin e banesës së familjes Josifi, ku tre gratë qëndronin të vetme dhe të mbyllura prej 27 marsit të vitit 2019.

Disa nga shkrimet janë marrë nga policia për të kuptuar më shumë rreth tragjedisë. “Largohuni se vajza nuk ka vdekur, por fle”, është një fragment i nënvizuar nga Zhaneta Josifi dhe dy vajzat e saj në Bibël.

Këtë shprehje, Zhaneta Josifi ia kishte thënë edhe të afërmve të saj, kur ata kërkonin që të takonin Anisën.

Në librat e shenjtë ato kanë nënvizuar edhe shprehje duke dashur t’i japin kuptim veprimeve dhe riteve që kryenin. Ja një prej tyre:

“Dhe në qoftë se Fryma e atij që ringjalli Krishtin, prej së vdekurish banon në ju, ai që e ringjalli Krishtin prej së vdekurish do t’u jap jetë edhe trupave tuaj vdekatarë me anë të frymës së tij që banon në ju.”


Shtuar 7.07.2020 12:22