“Unë jua thyej kockat”, Rama ironizon opozitën: Ju ka rënë bingo dhe lëshoheni si “gamori n’dahon”

Kryeministri Edi Rama gjat fjalës së tij në Kuvend ka theksuar se do të votojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor teksa sulmon partitë e tjera.

Gjatë fjalës së tij ai është shprehur: E parafytyroni dot për një mopment që të mos ishim në sallë dhe të vinte Saliu dhe të votonte anëtarët e komisionit që tia kishin dhënë me letër rrugëve. Kështu do bëjmë ne sot. Do ta votoj direkt me personazhe që vijnë nga frigoriferi i SHQUPIT. Ka një ndryshim të madh mes nesh jush dhe atyre jashtë. Nëse gjeni në fjalën time që ti kem thënë Saliut “kriminel, trafikant”. Kjo është rrugacëri. Më vjen keq për zonjat, nuk dua ti fyej, por i thotë vetëm një rrugac.

Nëse unë do mendoja në atë formë, do isha si ju dhe ata. Patjetër që gjuha shqipe kocka ska por kocka thyen. Ndryshe është se gjuha ime ju thyen kockat juve. Jua thyej dhe do jua thyej kockat në sensin e oratorisë politike gjuha ime. Kurse gjuha juaj nuk thyen kocka sic thotë populli. Gjuha juaj thyen themelin e bashkëjetesës dhe normat elementare të të jetuarit së bashku.

Habitem cfarë i thoni fëmijëve kur ju dëgjojnë duke folur e lehur e duke klithur të gjitha fjalët më të ulëta të shqipes. Cfarë i mësoni fëmijëve që atë që nuk e duan, që nuk janë dakord dhe i mund në një garë, ta shohin si pre dhe ti turren duke i thënë gjithë të zeza. Të jeni të sigurt që këtë i mësoni dhe është fatkeqësi e madhe për tuajët dhe të të gjithë shqiptarëve që lëshohen me një gjuhë si “gamori n’dahon”. Juve ju shqetëson fati i popullit dhe do të mbani Shqipërinë me këtë gjuhë dhe duke i thënë një në tre fjalë “mashtrus, hajdut, narkoman, kriminel”. Këtë do bëni për Shqipërinë ju? Nuk e dua unë fare, do ta mbyll hundën. Do ti votoj sepse janë tre palë në këtë mes dhe nuk jam as diktator, por i pari i një familje politike që gjithë jetën e vet ka marrë kosto politike dhe artimetike. Sa herë ka bërë ligje zgjedhore duke hapur rrugën që kurrë nuk do ta kishin hapur nëse do ishin në të njëjtat pozita. Duan s’duan ju apo ata që kanë folur si juve dhe zihen me opozitarin që kanë komshi dhe mendojnë se jeta do ishte më e bukur po të vinte në pushtet Luli apo Monika.

Bingo një herë bie por mos e bëni si ata që shkoni vini baste dhe ato 5 lekë që fitoni i lini në raki. Ju s’fituat asgjë po iki rulota në Lanë dhe ju mbetën zarat juve. Mendoni se do hidhni zarat në pushtetin tonë”, tha Rama.


Shtuar 5.10.2020 11:21