Udhëtoi me traget në Bari, shqiptari me COVID-19 frikëson pasagjerët

COVID-19 vijon të infektojë njerëz ndonëse duket se shifrat e vdekjeve janë ulur ndjeshëm në të gjithë botën duke ulur edhe vigjilencën.

Ndërkohë mësohet se një shqiptar që ka udhëtuar me traget në Bari, ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Mediat italiane bëjnë me dije se personi nga Shqipëria është shtruar në spitalin e Barit.

Lajmin e ka dhënë kreu i rajonit të Puglia, Michele Emiliano.

“Dy raste të reja pozitive me Covid-19 aktualisht janë shtruar në Poliklinikën e Barit. Është një person me kombësi bullgare, që ka mbërritur mbrëmë me makinë, dhe një person i dytë i infektuar që mbërriti në Bari nga Shqipëria me traget.

Prandaj, ne do të duhet të kontrollojmë dhe testojmë të gjithë pasagjerët që udhëtuan në atë traget” tha kreu i i Rajonit të Puglia, duke kujtuar se sistemi shendetesor ne vend është gati të përballet me një valë të re infeksionesh, sepse “ne nuk mund të lejojmë një izolim të ri”.


Shtuar 19.06.2020 08:43