U zhduk! Koreja e Veriut reagon për herë të parë për Kim Jong Un

Koreja e Veriut thotë se Kim jong Un është shëndoshë e mirë e për këtë, citon edhe një mesazh falenderimit që lideri i vendit të izoluar komunist i ka dërguar, siç thuhet ,ndërtuesve të një resorte turistike në Wonsan.

Prej disa ditësh, rrjeti gëlon nga fjalët se diktatori koreano-verior mund të ketë vdekur, mund të jetë i sëmurë rëndë ose ne gjendje vegjetative. Por gazeta shtetërore Rodong Sinmun këmbëngul se ai nuk ka asgjë. Wonsani besohet të jetë edhe vendi ku është pikasur treni privat i blinduar i Kimit, me të cilin besohet se po përpiqet t`i largohet pandemisë. Nuk është ende e qartë nëse letra e falenderimit është dërguar vërtetë nga udhëheqësi koreano-verior.

Media shtetërorë ndërkohë nuk ka nxjerrë më asnjë foto të re të tij. Shërbimet koreano-jugore të inteligjencës besojnë se Kim jong Un është mirë, megjithatë zyrtarë amerikane po vazhdojnë verifikimet. Për herë të fundit, 36 vjeçari u pa në një takim në 11 prill të Partisë Punëtore në pushtet ku u diskutua mbi kërcënimin e koronavirusit. Pretendohet se një ditë më vonë, ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në zemër.


Shtuar 27.04.2020 10:55