“U rrëzua në qeli”, vdes në mënyrë misterioze shqiptari në burgun grek

Një 36-vjecar shqiptar është gjetur i vdekur në qeli në një burg të Greqisë.

Ngjarja ka ndodhur në burgun e Trikallës ndërsa një auto-ambulancë e transportoi shqiptarin për në spital, por ai mbërriti atje i pajetë.

Po vazhdojnë hetimet dhe pritet të zbardhet ekspertiza mjeko-ligjore për të zbardhur shkaqet e vdekjes të 36-vjecarit nga Shqipëria.

Sipas mediave greke, shqiptari është rrëzuar në qeli e pas kësaj është dërguar në spital. Mirëpo, ky variant nuk është zyrtar dhe për këtë arsye pritet autopsia.


Shtuar 10.05.2020 14:30