Ka humbur jetën i riu i cili u aksidentua ditën e sotme në Kukës dhe u nis me helikopter drejt Tiranës.
Fatkeqësisht gjendja e tij shëndetësore ishte e rëndë e si pasojë ka ndërruar jetë.
Aksidenti i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Kalimash-Morinë, në vendin e quajtur “Shkodra Beton”, ku një mjet tip “Golf”, ka dalë nga rruga.
Njëri prej udhërarëve kishte humbur jetën në vendngjarje dhe një tjetër humbi jetën në Tiranë. I mbijetuari i vetëm ngjarja ndodhet ende në spitalin e Kukësit ku po merr trajtim mjekësor, ndërkohë që nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.