U nda sot nga jeta, zbulohet amaneti i Nexhmije Pagarushës

Nexhmije Pagarusha u nda sot nga jeta si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.

Ajo gjeti vdekjen në moshën 86-vjeçare pas një lëngimi të gjatë.

Mësohet se Pagarusha ka lënë një amanet para vdekjes së saj, sa i takon funeralit.

Ajo iu ka kërkuar familjarëve që ta përcjellin në banesën e fundit me një ceremoni private dhe pa praninë e mediave.

Po ashtu ajo ka kërkuar që ta varroshin në fshatin e lindjes në Pagarushë të Malishevës.


Shtuar 7.02.2020 11:41