U largua nga “zemra” e koronavirusit, studentja shqiptare do të izolohet për 15 ditë

Ka shkuar në 259 numri i të vdekurve nga Koronavirusi në Kinë. Ndërkohë autoritetet vendase bëjnë me dije se 2.102 raste të reja u regjistruan me mbi 11 mijë infeksione të konfirmuara.

Tek avioni turk i cili evakuoi 45 persona nga qyteti i Wuhanit në Kinë, vatra e koronavirusit, ishte edhe studentja shqiptare Silva Doçi.

Ministria e Jashtme e konfirmon largimin e studentes nga qyteti kinez.

Largimi i saj nga qyteti ky shpërtheu për herë të parë koronavirusi është realizuar me ndihmën e autoriteteve turke dhe atyre kineze.

Silva Doçi kishte mbeti e izoluar brenda ambienteve të kampusit universitar në këtë qytet, pas masave të marra për izolimin e tij në 23 janar 2020.


Shtuar 1.02.2020 12:46