U kthye nga Greqia pesë ditë më parë, emigranti shqiptar rezulton i prekur nga koronavirusi

Një emigrant nga Fieri i cili u rikthye nga Greqia ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Ai së bashku me 20 të tjerë kishte hyrë në vendin tonë pesë ditë më parë nga Greqia përmes pikës kufitare të Kakavijës dhe është karantinuar në një prej hoteleve në Këlcyrë.

Mësohet se 29-vjeçari kishte bërë testin një ditë më parë.

Ai kishte shfaqur shenja të sëmundjes dhe specialistët e NJVKSH morën kampione nga sekrecionet e tij për t’i analizuar në kryeqytet.

Në të njëjtin hotel në Grykën e Këlcyrës janë të strehuar 26 emigrantë.


Shtuar 24.04.2020 12:37