U kapën me armë, flet biznesmeni që u arrestua bashkë me Fjolla Morinën

“Jemi vetëm shoqëruesit e Fjollës. Nuk e dinim që ajo kishte këto pistoleta në çantën e dorës dhe në makinën e saj. Ajo kishte për të shkuar në Tiranë për muzikë dhe po e shoqëronim,”- janë shprehur Muji dhe Syla, të dy nga 29 vjeç.

Ata u arestuan bashkë me kngëtaren Fjolla Morina dy ditë më parë, ku kësaj të fundit ju gjet pistoletë dhe fishekë në çantë.

Syla dhe Muji kanë deklaruar para grupit hetimor se ata kanë qenë në makinë me këngëtaren vetëm për ta shoqëruar drejt Tiranës, dhe se nuk e kishin aspak idenë që ajo kishte marrë dhe pistoletë me vete.

Fjolla ka dhënë detaje dhe mbi personin që ia ka dhënë armën, ku është shprehur se ai është nga Gjermania por tashmë ka vdekur dhe nuk jeton më.


Shtuar 21.09.2020 09:09