U infektua me pushime, COVID-19 i merr jetën historianit të njohur

COVID-19 i ka marrë jetën historianit të njohur Llambi Filo në moshën 78-vjeçare.

Filo ishte pedagog në Universitetin e Tiranës.

Gjithashtu, ai është edhe autor i shumë librave historikë dhe teksteve shkollore për arsimin para-universitar.

Ai ishte shtruar prej dy javësh në spital ku dhe ndërroi jetë ditën e sotme. Filo kishte qenë me pushime në Pogradec dhe dyshohet se është infektuar gjatë kohës që ka qëndruar aty.


Shtuar 13.09.2020 14:08