U infektua me koronavirus, shërohet 22 vjeçarja shqiptare në SHBA

Një shqiptare e cila jeton në SHBA e cila ishte infektuar nga koronavirusi, është shëruar.

Ajo është vetëm 22 vjec dhe jeton në Kaliforni, ndërkohë që po bëhet virale në rrjet për shkak se ka vendosur të ndajë me njerëzit nga Tëitteri shumë nga gjërat që po i ndodhin tani që ka COVID-19 shkruan albeu.com.

Bjonda Haliti shkruante në një postim që u bë shumë shpejt viral:

“Jam 22 vjeç dhe kam rezultuar me Covid-19. Dua të ndaj eksperiencën time me ata që kanë të njëjtën moshë me mua për t’ju ndërgjegjësuar dhe për të larguar çdo stress, ankth që keni për shkak të kësaj pandemie.”

Ndër të tjera përvec se këshillon të pijnë shumë ujë dhe të qëndrojnë të hidratuar, Bjonda tregon sesi e kuptoi dalëngadalë se ishte sëmurë që nga temperatura, ethet dhe dhimbjet e fytit. /albeu.com/

Profili i Halitit në rrjetin social Tëitter: https://tëitter.com/baeonda


Shtuar 21.03.2020 14:01