Prej ditësh, QSUT është kthyer në epiqendrën më të nxehtë të koronavirusit në Tiranë.
Ashtu sikundër është raportuar dhe më herët, shkak është bërë një infermiere e pavionit të Sëmundjeve të Brendshme, e cila nuk u vetizolua në kohë, duke tronditur sistemin e shëndetësisë dhe kthyer Spitalin në në burim të përhapjes së infeksionit.
None found
Drejtori i Spitalit të QSUT-së, Mihal Tase ka bërë të ditur se pavioni do të mbyllet për 1 javë dhe pacientët e këtij shërbimi, të pa infektuar me koronavirus, janë transferuar në pavionet e tjera për t’u mjekuar.
Deri më tani janë 26 mjekë e personel mjekësor të prekur nga Covid-19 dhe se vetëm ditën e djeshme është vendosur mbyllja e këtij pavioni. Sipas të dhënave zyrtare janë 18 mjekë të infektuar të Shërbimeve të Mjekësisë Interne dhe se 8 mjekë të shërbimit tjetër mjekësor, pranë QSUT-së, të cilët janë infektuar nga kontaktet që kanë pasur. Por edhe pse ky pavion ka qenë vatër e frikshme e infeksionit, me shumë vonesë u vendos mbyllja e tij.
Deri dje kanë sipas të dhënave zyrtare katër pacientë janë me terapi intensive dhe 1 i intubuar, i cili është pacient i mjekësisë interne.
Manchester United dhe Aston Villa kanë zhvilluar një ndeshje spektakolare në kuadër të javës së dhjetë të Ligës Premier, e…
Aktori i Portokallisë, Erdit Asllanaj, vjen në një rrëfim ndryshe në Grida Duma Podcast. I njohur për publikun si “Doktori”,…
Zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar (KKSH), që po mbahen më 8 nëntor 2026, përbëjnë një ngjarje me rëndësi të veçantë…
Dy persona nga Velesi janë privuar nga liria pasi policia ka gjetur dhe sekuestruar marihuanë, tableta dhe një peshore digjitale.Sipas…
Përveç tokës së shtetit, traseja e segmentit të dytë të autostradës Shkup-Bllacë do të shtrihet nëpër 304 prona të ndryshme…
Presidenti amerikan Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara bënë një [...]Read More...