Manchester United dhe Aston Villa dhuruan një përballje spektakolare në javën e dhjetë të Ligës Premier, e cila përfundoi në barazim 4-4.
Mysafirët patën një nisje të jashtëzakonshme, duke gjetur rrjetën dy herë në vetëm katër minutat e para. Alysson shënoi për 1-0 në minutën e parë pas asistimit të John McGinnit, ndërsa Nicolas Jackson dyfishoi avantazhin në minutën e katërt.
None found
Skuadra vendase u kundërpërgjigj në minutën e 16-të. Bruno Fernandes realizoi nga pika e bardhë, pasi VAR-i rishikoi dhe konfirmoi akordimin e penalltisë, duke e ngushtuar diferencën në 2-1.
Barazimi erdhi në minutën e 44-t, kur Youri Tielemans shfrytëzoi asistimin e Noussair Mazraouit dhe e dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 2-2, me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Aston Villa riktheu epërsinë menjëherë pas pushimit. John McGinn shënoi nga penalltia në minutën e 48-të, ndërsa pesë minuta më vonë, në të 53-tën, Leon Goretzka realizoi për 4-2.
Manchester United vijoi të insistonte për rikthimin në lojë. Mason Mount ishte pranë golit në minutën e 89-të, por tentativa e tij u përplas me traversën.
Presioni i vendasve u shpërblye në minutën e 90+2-të, kur Joshua Zirkzee, pas asistimit të Patrick Dorgut, shënoi golin e tretë për Manchester United.
Vetëm dy minuta më vonë, Patrick Dorgu realizoi edhe golin e barazimit 4-4, duke shkaktuar festë te tifozët vendas dhe duke vulosur një fund dramatik të sfidës.
Pas këtij rezultati, Aston Villa renditet e teta me 15 pikë dhe e zgjat në pesë ndeshje serinë pa humbje, me tri fitore dhe dy barazime.
Manchester United, ndërkohë, mbetet në vendin e 18-të me tetë pikë. Barazimi është i rëndësishëm për “Djajtë e Kuq”, sidomos për shkak të mënyrës se si u zhvillua takimi dhe disavantazhit prej dy golash.
Aktori i Portokallisë, Erdit Asllanaj, vjen në një rrëfim ndryshe në Grida Duma Podcast. I njohur për publikun si “Doktori”,…
Zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar (KKSH), që po mbahen më 8 nëntor 2026, përbëjnë një ngjarje me rëndësi të veçantë…
Dy persona nga Velesi janë privuar nga liria pasi policia ka gjetur dhe sekuestruar marihuanë, tableta dhe një peshore digjitale.Sipas…
Përveç tokës së shtetit, traseja e segmentit të dytë të autostradës Shkup-Bllacë do të shtrihet nëpër 304 prona të ndryshme…
Presidenti amerikan Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara bënë një [...]Read More...
Mbi tetë mijë emigrantë kanë mbërritur në Ishujt Kanarie gjatë pesë javëve të fundit, duke detyruar autoritetet vendore të shpallin…