Categories: Uncategorized

“Shpërthen” infeksioni te QSUT, si u zgjerua zinxhiri i koronavirusit brenda spitalit

Dy ditët e fundit, mund të themi se Spitali i QSUT-së në Tiranë është kthyer në epiqëndrën e koronavirusit, pasi 33 persona nga personeli mjekësor dhe pacientë rezultojnë të infektuar.

Vatra që po gjeneron këtë numër të lartë rastesh prej dy ditësh, është qendra më e madhe spitalore në vend ajo “Nënë Tereza“. Të enjten në QSUT janë zbuluar edhe 20 persona të tjerë të infektuar më COVID-19, të gjitha kontakte të një infermiere të repartit të mjekësisë Interne, duke e çuar në 33 numrin e përgjithshëm të prekurve nga ajo. Nga këta 18 janë personel shëndetësor dhe 15 janë pacient.

Të lidhura

None found

Pesë ditë më parë një infermiere e prekur nga Covid-19 ishte shkaktarja e përhapjes në mënyrë të frikshme të koronavirusit, aq sa ka shkaktuar frike dhe panik te personeli mjekësor, ku mjekët dhe infermierët nuk duan të dalin në punë .

Sipas autoriteteve shëndetësore hetimi i thelluar epidemiologjik në QSUT do të vijojë edhe në ditët në vazhdim.

“Nga hetimi i thelluar epidemiologjik, janë testuar 73 personel shëndetësor, nga të cilët 12 kanë rezultuar pozitivë, në QSUT, të gjithë pa simptoma. Në total janë 20 të prekur në QSUT, personel shëndetësor dhe pacientë, kontakte të rastit të identifikuar tre ditë më parë”, shprehet ministria e Shëndetësisë.

Kjo situatë tregon për neglizhencën e masave nga ana e ministrisë së Shëndetësisë, ku mjekët e pacientët nuk po respektojnë asnjë masë parandaluese. QSUT-ja është hapur disi dhe shumë shtetas nuk respektojnë distancën fizike, duke mos marrë masat mbrojtëse, duke vendosur maska në fytyrë dhe mbajtjen e maskave. Në disa raste janë vërejtur edhe disa mjekë që nuk respektojnë këto masa parandaluar, në një kohë që duhet të ishin shembulli kryesor.

Ministrja e Shëndetësisë pas daljes së këtyre rasteve, duhet të mbledhë Komitetin dhe diskutojë mbi këto raste që po trondisin sistemin e shëndetësisë dhe që mbi të gjitha duhet vendosë që të ketë më tepër përkujdesje ndaj personelit mjekësor.

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

4 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

4 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

4 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

4 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

4 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

4 hours ago