Segmenti i dytë i autostradës Shkup-Bllacë do të përshkojë gjithsej 304 prona private, përveç parcelave që janë në pronësi të shtetit. Sipas Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore”, deri tani kanë mbetur pa u shpronësuar 45 parcela. Çështjet pronësore-juridike po trajtohen nga Byroja për ekspertizë ligjore, ndërsa një pjesë e rasteve janë dërguar edhe në gjykata.
Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli, deklaroi se procesi i shpronësimit po zhvillohet sipas planit dhe se synimi është që punimet për këtë pjesë të autostradës të përfundojnë deri në verën e vitit 2030.
None found
Vlera e kompensimit ndryshon në varësi të kategorisë së tokës. Për tokën bujqësore të kategorisë së 3 dhe të 4 paguhen 960 denarë për metër katror, për tokën bujqësore të kategorisë së 1 dhe të 2 kompensimi është 1,200 denarë për metër katror, ndërsa toka ndërtimore pa leje ndërtimi vlerësohet me 3,000 denarë për metër katror.
“Për projektin Shkup-Bllacë, siç e dini në muajin gusht më saktë me 26.08 dhamë leje për ndërtim si Ministri e Transportit, ndërsa pjesën tjetër e ka Ndërmarrja Publike ‘Rrugët Shtetërore’, të cilët janë si investitorë. Kanë filluar punimet në terren! Ka pasur një hapësirë 60 ditore për realizuesin e punimeve por edhe për mbikëqyrësin për t’ju dhënë leje për fillimin e ndërtimit, punëtorëve që do ta realizojnë këtë projekt, por edhe mbikëqyrësi që të akomodohet në aspektin e pajisjeve që do të sistemohen në terrenin ku do të punohet, zyrat e tyre ku do të mbikëqyrin realizimin e punimeve e kështu me radhë”, tha Zekolli.
Autostrada do të ketë nga dy korsi lëvizjeje në secilin drejtim, me gjerësi 3,5 metra secila, si dhe nga një korsi emergjence me gjerësi 2,5 metra. Në total, gjerësia e saj do të jetë 27,5 metra.
Projekti përfshin ndërtimin e 5 tuneleve në të dyja anët, 8 urave, 11 nënkalimeve, 4 galerive dhe 9 mureve mbajtëse anësore. Në total, bëhet fjalë për rreth 40 objekte ndërtimore. Afati i parashikuar për realizimin e rrugës është 4 vite.
Ndërtimi i segmentit me gjatësi 10,5 kilometra i është besuar kompanisë “Granit”, e cila ka lidhur kontratë me shtetin. Kostoja e projektit arrin në 222 milionë euro dhe përfshin edhe mirëmbajtjen e rrugës për pesë vjet pas inaugurimit, që pritet të zhvillohet në verën e vitit 2030.
Financimi i segmentit të dytë sigurohet përmes një kredie prej 167,6 milionë eurosh nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, një granti prej 30,82 milionë eurosh nga korniza e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor dhe 23,58 milionë eurove nga buxheti i N.P. “Rrugët Shtetërore”.
“Jam shumë optimiste dhe besoj që do të realizohet, siç e kemi theksuar se do të kryhen edhe më shpejtë. Mendoj që kur ka një vullnet politik, një seriozitet dhe jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e këtij projekti. Por, nga ana tjetër e kemi të siguruar edhe buxhetin total, kemi koordinim të mirë me realizuesin dhe me mbikëqyrësin i cili u caktua. Si Ministri e Transportit kemi gjithashtu mbikëqyrje të vazhdueshme që bëjmë tek Ndërmarrja Publike ‘Rrugët Shtetërore’, nuk shoh ndonjë elementi që do ta pengonte ecurinë e punimeve”, deklaroi Zekolli.
Vetëm hartimi i projektit ka kushtuar 3.1 milionë euro, financim i siguruar përmes granteve për kompanitë projektuese SH.A. “Omega” dhe “Hill International”.
Ndërkohë, segmenti i parë 2 kilometra i autostradës Shkup-Bllacë u përball me vonesa të shumta gjatë ndërtimit dhe për disa vite mbeti një rrugë pa dalje.
Manchester United dhe Aston Villa kanë zhvilluar një ndeshje spektakolare në kuadër të javës së dhjetë të Ligës Premier, e…
Aktori i Portokallisë, Erdit Asllanaj, vjen në një rrëfim ndryshe në Grida Duma Podcast. I njohur për publikun si “Doktori”,…
Zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar (KKSH), që po mbahen më 8 nëntor 2026, përbëjnë një ngjarje me rëndësi të veçantë…
Dy persona nga Velesi janë privuar nga liria pasi policia ka gjetur dhe sekuestruar marihuanë, tableta dhe një peshore digjitale.Sipas…
Presidenti amerikan Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara bënë një [...]Read More...
Mbi tetë mijë emigrantë kanë mbërritur në Ishujt Kanarie gjatë pesë javëve të fundit, duke detyruar autoritetet vendore të shpallin…