U arratis nga burgu si në filma, i riu shqiptar kapet duke festuar ditëlindjen e të dashurës

Nuk i ka zgjatur shumë liria 26 vjeçarit shqiptar Ervis Markja. Ky i fundit u arratis në maj të vitit të shkuar nga burgu italian i Carinolas bashkë me shqiptarin tjetër Adriatik Gega, por është kapur sëfundmi.

Mediat italiane bëjnë me dije se ai u arrestua sërish më datë 26 janar në një club nate në Napoli ku kishte shkuar për të festuar ditëlindjen e të dashurës së tij, raporton albeu.com.

Mediat italiane raportojnë se ai është mbajtur i fshehur nga shqiptarë të tjerë në Napoli deri dy ditë më parë kur vendosi të dalë për të festuar.

Markja u arrestua për vjedhje si edhe kundërshtim të policisë, ndërsa tani do të duhet të rikthehet në qeli.

Ai u arratis nga burgu me çarçafë me skena të ngjashme si në filma duke marrë vëmendjen e mediave italiane në atë kohë. /albeu.com


Shtuar 28.01.2020 08:15