Turqia reagon ndaj vendimit të Kosovës për të hapur ambasadën në Jerusalem

“Ngjall zhgënjim edhe sikur autoritetet kosovare ta mendonin ndërmarrjen e një hapi të tillë që do të përbënte shkelje të hapur të të drejtës ndërkombëtare”,- thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë.

Turqia renditet në mesin e vendeve të para që e kanë njohur Kosovën dhe që në fillim vazhdon t’u japë një mbështetje të madhe përpjekjeve për njohjen e këtij vendi në arenën ndërkombëtare. Por ne si Turqi nuk e vlerësojmë të drejtë që ky proces të ndërtohet në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe veçanërisht mbi dhimbjet e popullit palestinez me territore të okupuara,- thuhet në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Të lidhura

None found

Çështja palestineze mund të zgjidhet vetëm përmes jetësimit të një Shteti Palestinez të pavarur, sovran dhe brenda një vazhdimësie gjeografike të bazuar në kufijtë e 1967-s dhe me Jerusalemin Lindor si kryeqytet, gjë kjo që është theksuar shumë herë me rezoluta të ndryshme të OKB-së, vijon komunikata.

“Ne i bëjmë thirrje lidershipit të Kosovës që t’i respektojë rezolutat në fjalë dhe të përmbahet nga hedhja e hapave të tillë, të cilët do të cenonin statusin historik dhe juridik të Jerusalemit dhe do të pengonin njohjen e Kosovës edhe nga shtete të tjera në të ardhmen”,- është apeli që i bëhet Kosovës.


Shtuar 6.09.2020 11:49