Ka shkuar në 101,790 numri i të infektuarëve në Turqi, teksa ditën e sotme u regjistruan 115 viktima duke çuar në total 2.491.
Ndërkohë qeveria ka vendosur një bllokim katër-ditor në 31 qytete, përfshirë Ankaranë dhe Stamboll, dhe do të zgjasë deri në mesnatën e së dielës, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID 19.
Gjithashtu janë mbyllur shkollat, universitetet, restorantet si dhe janë ndaluar e tubimet masive dhe mbylljen e hapësirave publike.