Trump lirohet nga akuza për abuzim të pushtetit, mbetet president

Senati amerikan ka votuar që të mos e fajësojë presidentin e SHBA’së, Donald Trump, për artikullin e parë të procesit të shkarkimit(impeachment) për abuzimin e pushtetit, duke e refuzuar argumentin e demokratëve që ai ka abuzuar me pozitën e tij.

48 senatorë votuan për fajësinë e Trump, ndërsa për të shpallur të fajshëm presidentin është dashur të jenë 67 vota.

Të lidhura

None found

“Në këtë artikull të impeachment, 48 senatorë kanë shpallur të fajshëm Donald John Trump, presidentin e SHBA’së. Pesëdhjetë e dy senatorë e kanë shpallur të pafajshëm, dhe kështu Senati cilëson se presidenti Trump nuk është i fajshëm për artikullin e parë: abuzimin e pushtetit”, Shefi i Drejtësisë, John Roberts deklaron.

Trump akuzohet se abuzoi me pushtetin, kur kërkoi nga Ukraina që të gjykojë në çështje të brendshme. Ai është presidenti i tretë në histori të SHBA’së që përballet me mundësinë e shkarkimit, ndërsa i pari në kohë të fushatës.


Shtuar 5.02.2020 22:57