Tronditet familja shqiptare, vjehrri vret nusen 24 vjeçare

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Zvicrën ditën e djeshme.

Krimi ka ndodhur një familje shqiptare që jetonte në qytetin Pratteln të Kantonit Baselland.

Autori është një 56-vjeçar nga Kosova, i cili ka vrarë nusen 24-vjeçare të djalit të tij.

Mediat zvicerane raportojnë se ai jetonte në një banesë me djalin 27-vjeçar, nusen e djalit dhe nipin 4-vjeçar.

Më pas familja e re ishte zhvendosur në një banesë afër prindërve, ndërsa gjyshja vazhdonte të kujdesej për nipin.

Është e paqartë se si e ka vrarë 56-vjeçari nusen e re. Ndërsa dyshohet se krimi mund të ketë ndodhur gjatë një përleshje pasi 56-vjeçari kishte plagë në dorë.

Një përfaqësues i familjes ka thënë për blick.ch se “ai mund të ketë vepruar në vetëmbrojtje. Ndoshta nusja e ka sulmuar, pasi që edhe ai ishte plagosur, në dorë”.

Nuk përjashtohet mundësia që konflikti të jetë thelluar pasi djali i autorit kishte planifikuar pak kohë më parë divorcin dhe kishte marrë një avokat fshehtazi.


Shtuar 21.06.2020 21:15