Shkodra u trondit mbrëmë nga dy ngjarje të rënda.
Një sasi tritoli u vendos tek shtëpia e ish-basketbollistit të Vllaznisë, Nikolin Arraj, ndërsa një grua u plagos nga përplasja mes bandave teksa kalonte rastësisht në rrugë.
None found
Por, ndërkohë që qytetarët janë të frikësuar nga rritja e nivelit të kriminalitetit në qytet, drejtuesit e policisë duket se kanë një problem tjetër. Problemi janë gazetarët.
Njëri prej drejtuesve filmohet duke fyer gazetarët teksa u thotë që të largohen prej komisariatit ku kishin shkuar për të marrë informacion mbi ngjarjet e rënda.
“Mu zhdukni prej këtu, ec, mu zhdukni të gjithë”, dëgjohet të thotë drejtuesi.
Ndërkohë, policia ka njoftuar pak më parë se kanë zbardhur njërën prej ngjarjeve të rënda, pikërisht plagosjen e Liljana Jeremijas.
Në një njoftim për mediat, policia thotë se tre të rinj, dy nga Durrësi dhe 1 shqiptar i Maqedonisë kanë qëlluar me pistoletë në drejtim të një të riu nga Shkodra. Ky i fundit është kundërpërgjigjur me armë. Nga të shtënat e dy palëve mbeti e plagosur një 35 vjecarje që u ndodh rastësisht në pedonalen e qytetit. Burimet thanë se përplasja e armatosur ka ardhur për prishjen e pazareve të drogës.
Në një deklaratë për mediat, Partia Demokratike, ka denoncuar sot mosfunksionimin e sistemit E-albania, duke penguar qytetarët të aplikojnë për…
Ministri për Turizmin, Kulturën dhe Sportin Blendi Gonxhja, tha se në mbledhjen e sotme të qeverisë është marrë vendimi për…
Skandali i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), thellohet me akuza të reja, sipas të cilave hetimi i SPAK-ut…
Prokuroria e Tiranës, ka marrë në pyetje pesë të mitur, të cilët nga këqyrja e kamerave të sigurisë shfaqen duke…
Klubi i Bërnlit, ka mësuar këtë mesjavë fatin e tij pasi me humbjen përballë Mançester Sitit, ka rënë matematikisht nga…
Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Pazarin e Vjetër në Korçë, ku një konflikt…