Kjo e diel ka sjellë trafik të rënduar në rrugët kryesor në vend, si pasojë e dyndjes së qytetarëve në zonat bregdetare, si dhe reshjeve të dendura të shiut.
Me një postim në facebook, Policia e Shtetit bën me dije se ka ende fluks automjetesh në aksin Radhimë – Uji i Ftohtë, Vlorë, por lëviz rrjedhshëm.
Ndërkohë, për të hyrë në Tiranë, në rast fluksi, policia sugjeron shoferët të marrin rrugët alternative, Rrogozhinë – Elbasan – Tiranë dhe Plepa, Durrës – Ndroq – Tiranë.
Po ashtu, Policia e Shtetit u bën apel qytetarëve që të respektojnë rregullat si dhe të kenë kujdes me shpejtësinë, pasi në disa akse ka ende prezencë lagështie.
Njoftimi i plotë i policisë:
INFORMACION MBI TRAFIKUN RRUGOR – ORA 20:15
Aksi Radhimë – Uji i Ftohtë, Vlorë, ka fluks automjetesh, por lëviz rrjedhshëm.
Punonjësit e Policisë Rrugore dhe patrullat me motoçikleta të ‘Shqiponjave’ po monitorojnë gjithë aksin për të parandaluar parakalimet e gabuara që bëhen shkak jo vetëm për përfshirje në ngjarje rrugore, por edhe për bllokim të trafikut të rrjedhshëm të automjeteve.
Drejtues mjetesh, KUJDES respektoni rregullat, vendosni rripin e sigurimit, mos përdorni celularin gjatë drejtimit të mjetit, mos kryeni manovra në rrugë e mos parakaloni!
Përdorni rrugët alternative për hyrjen në Tiranë, në rast fluksi:
Rrogozhinë – Elbasan – Tiranë.
Plepa, Durrës – Ndroq – Tiranë.
Mos shpejtoni se në disa akse ka prezencë të lagështirës në rrugë!
Ndiqni udhëzimet e punonjësve të Policisë për të arritur të sigurt në destinacion!