Topalli bën deklaratën e fortë: Sa të jetë Basha kryetar, nuk rikthehem në PD

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka bërë deklaratën e fortë se do të qëndrojë larg Partisë Demokratike për sa kohë Lulzim Basha do të jetë kryetar i saj.

Ajo tha në A2 se lëvizjet e reja dhe jo rotacioni i politikanëve aktualë do të sillnin zgjidhje, ndërsa mohon angazhimin e saj në një lëvizje të re politike.

Ish-nënkryetarja demokrate nuk beson se forca politike, baza e së cilës e propozoi për deputete, do të fitojë zgjedhjet, ndërsa e vlerëson procesin në PD me dy standarde.


Shtuar 8.09.2020 16:21