“Tmerri” i banesave dhe lokaleve në peshkopi, ndalohet i riu

Policia Dibër ka zbardhur 2 vjedhje të ndodhura më parë dhe ka arrestuar në flagrancë një 26-vjeçar.

Shtetasi J.B. dyshohej se kryente vjedhje banesash dhe lokalesh në qytetin e Peshkopisë.

Në vijim të hetimeve, bazuar edhe në provat e grumbulluara, dyshohet se ky shtetas ka vjedhur orendi shtëpiake në një banesë dhe 15.000 lekë në një dyqan në qytetin e Peshkopisë.

Vijon puna edhe për dokumentimin e disa vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 31.01.2020 10:05