Kreu i partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë një konference për gazetarët ka treguar edhe pazarin që i ka ofruar Rama që të hiqen koalicionet.
“Edi Rama më ka çuar ndërmjetës duke më thënë ti kryeminisër, unë president! Një pazar i ndyrë!”
Basha zbuloi detaje duke treguar që kjo gjë ka ndodhur në muajt mars, prill, maj.
“Bëhet fjalë për tani. Bëhet fjalë për periudhën mars-prill-maj, e shikoni nga qendrimi im sot për sot dhe shikoni një njeri si Rama të tmerruar nga zgjedhjet e ardhshme. Për ti imponuar shqiptarëve vullnetin e një njeriu që për pushtetin e tij ëhstë gati të shkatërrojë demokracinë.”- tha Basha.
Basha tha se Edi Rama i ka kërkuar me ndërmjetës, që kreu i PD të bëhet Kryeministër, ndërsa kreu i PS të behet President i vendit.
Sipas Bashës në këmbim të kësaj oferte, Rama kërkoi që të hiqen koalicionet parazgjedhore.
“Për një muaj e gjysmë Rama ka dërguar ndërmjetësit e tij, pothuajse çdo ditë me të njëjtin mesazh, ti kryeministër unë president vetëm të heqim koalicionet. Ramës nuk i bëhet vonë për njerëzit. Për këtë besoj nuk ka nevojë të zgjatem sepse është në fund në ikje dhe bëmat e gjëmat e tij i njeh çdo kush. Rama merakoset vetëm për pushtetin e tij.
Më herët Basha deklaroi se Edi Rama ka prishur marrëveshjen e 5 Qershorit, që ndodhi me ndërmjetësimin e SHBA-ve, BE-së dhe Britanisë së Madhe.
Basha tha se me veprimin e sotëm, ku Rama po ndryshon Kushtetutën pa konsensus të gjerë politik, ishte një veprim përtej çdo imagjinate, duke ia kaluar madje dhe Ramiz Alisë.
