“Më shau dhe ofendoi, më qëlloi dhe e qëllova”.
Këto janë fjalët që ka thënë para grupit hetimor në Policinë e Gjirokastrës, Mihal Thimjo.
33-vjeçari u arrestuar pas gjashtë orë kërkimesh, i dyshuari kryesor për krimin tronditës që ndodhi një ditë më parë.
Gëzim Saraçi, u gjet i pajetë brenda mjetit të tij në aksin rrugor rural Polican-Suhë.
Mësohët se mes Thimjos dhe viktimës, të cilët kishin njohje të vjetër familjare, ka pasur një konflikt.
Thimjo ka deklaruar që viktima t’i ketë thënë në debat e sipër “ju kaurët e qelbur keni bërë me shume lekë se ne. Ti ke vilë trekatëshe, unë nuk kam”.
Ndërkohë, që sipas fjalëve të autorit, ky i fundit i ka kërkuar viktimës të mos e shante, por ai nuk ka dëgjuar dhe aty ka nisur përplasja fizike.
Panorama mëson se autori dhe viktima kanë qenë ortak prej vitesh, punonin bashkë.