Theu karantinën për të pirë me miqtë, politikani futet në arkivol për t’i shpëtuar policisë

Një politikan nga Peruja është bërë viral në të gjithë botën për një arsye qesharake.

Jamie Rolando Urbina Torres, kryetar i një qyteti të vogël në Perunë jugore është akuzuar nga policia për thyerje të karantinës shkruan albeu.com.

Ky i fundit ka dalë për të pirë me miqtë e tij, duke dalë kështu kundër rregullave të vendosur nga vetë qeveria e tij.

Kur policia ka shkuar për ta vënë në pranga, Torrës është futur në një arkivol dhe është shtirur si i vdekur që të shpëtonte nga akuzat.

Por policia nuk është mashtruar dhe Torres ka përfunduar me një gjobë të majme.

Torres është akuzuar nga vendasit se nuk e ka marrë seriozisht situatën e shkaktuar nga COVID-19. /albeu.com/


Shtuar 21.05.2020 09:47