Tha se Atalanta nuk është për Champions, Kryetari i Bashkisë së Bergamos i sulmon Agnellin

ryetari i Bashkisë së Bergamos, Xhorxho Gori i është përgjigjur deklaratave të presidentit të Juventusit, Andrea Anjeli, i cili tha se Atalanta nuk meriton të luajë në Champions vetëm pse bëri mirë në një sezon.

“E respektoj Anjelin, por nuk bie dakort me këtë gjë. Do të preferoja skuadrat që arrijnë rezultate në fushë dhe jam pro atyre që edhe pse përfaqësojnë një skuadër province fitojnë një vend në Europë duke djersitur, sesa skuadrat që thjesht janë të pasura apo konsiderohen si elitë. Ky është sporti!

Kjo ishte një përgjigje ndaj deklaratës së Anjelit i cili thoshte: “Kam respekt për gjithçka ka arritur Atalanta, por vetëm falë një sezoni të madh dhe pa histori ndërkombëtare ata patën akses në garën europiane kryesore.

Pastaj mendoj për Romën, e cila ka kontribuar vitet e fundit për të mbajtur lart në renditje Italinë. Kishin një sezon të keq dhe janë jashtë, duke i sjellë pasoja financiare.”

Nuk duhet harruar fakti që Anjeli ka qenë gjithmonë një ndër zërat më të spikatur në lidhje me propozimin për të krijuar një Super Ligë Europiane, ku do të luanin skuadrat më të rëndësishme të çdo shteti Europian dhe e cila sigurisht nuk do të përfshinte skuadra si Atalanta.


Shtuar 5.03.2020 20:05