Tetë viktima dhe mbi 150 raste të reja nga Covid-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën tetë viktima nga COVID-19.

Si pasojë, numri i viktimave ka arritur në 158. Sipas Institutit viktimat kanë pasur sëmundje tjera shoqëruese.

IKSHPK njofton gjithashtu se ka testuar edhe 420 pacientë të dyshuar me koronavirus, dhe prej tyre 181 kanë dalë pozitivë.

Me këtë shifër, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë – që nga mesi i muajit mars – ka arritur në 6.467.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 136 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3.505 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.804”, thuhet në njoftimin e Institutit.


Shtuar 23.07.2020 13:48