Tërmet i fuqishëm në Stamboll (FOTO LAJM)

Një tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Richter ra pak më parë në detin Marmara duke shkaktuar lëkundje të forta edhe në qytetin e Stambollit.

Tërmeti shkaktoi panik në qytet, ndërsa nuk raportohet për të lënduar apo viktima, përveç disa dëmeve materiale.

Lëkundjet u gjeneruan nga një shkëputje në thellësi 10 kilometra duke bërë që të ndjehen të fuqishme në sipërfaqe. /albeu.com


Shtuar 11.01.2020 15:12